75 Mall Live Search
09:52 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / A. M.

Ky është bredhi më i madh në SHBA

Qendra tregtare “Dallas Mall” i ka ndezur dritat bredhit më të madh të Krishlindjeve në SHBA, i cili përbëhet prej 95 këmbësh.

Bredhi ka një yll prej 10 këmbësh, që shndrit e që u ngrit në majë të pemës me një vinç të veçantë, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

450 mijë drita vezulluese u testuan me dorë përpara se të lidheshin në bredh.

Ndryshe, u deshën gjithsej 50 persona për ta ndërtuar e dekoruar këtë bredh.