Ky është burgu “ferr” në SHBA ku po qëndron Nicolás Maduro, ka strehuar edhe VIP-a të njohur
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është transferuar në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, Nju Jork, një qendër paraburgimi federale që është përshkruar nga ish- të burgosurit, avokatët dhe vetë gjykatës si një vend me kushte shumë të vështira, dhunë të përhapur dhe mungesë stafi.

Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores po mbahen aty ndërsa përgatiten të dalin para gjykatës për akuza të rënda që lidhen me konspiracion për narkotrafik dhe terrorizëm me narkotikë, transmeton Indeksonline.


Kujtojmë se ata u kapën në Venezuelë gjatë një operacioni të forcat e SHBA-së dhe u transferuan në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane.
Burgu federal në Brooklyn ka një reputacion të keq për shkak të kushteve të vështira. Aty janë strehuar edhe figura të tjera të profilit të lartë si Sean “Diddy”

Combs, R. Kelly

dhe Ghislaine Maxwell.

Maduro ka mohuar akuzat dhe është paraqitur në gjykatë në Nju Jork duke u deklaruar i pafajshëm, ndërsa rasti pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

