75 Mall Live Search
22:36 / E Enjte, 15 Janar 2026 / F.R

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi në rrugën Komoran – Carralevë

Ajet Sylaj, është burri i cili vdiq sonte në aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran-Carralevë.

Njoftimi u bë nga Komuna e Drenasit, në faqen zyrtare në Facebook.

Me këtë rast, kryetari Ramiz Lladrovci, i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Humbja e një jete në rrethana kaq të rënda përbën dhimbje të thellë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë qytetarët tanë. Në këto çaste të rënda, Kryetari Lladrovci shpreh solidaritet të plotë me familjen Sylaj, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre. Qoftë i lehtë dheu për Ajet Sylajn, ndërsa familjes Sylaj i shprehim durim dhe kurajo për ta përballuar këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.