Ky është çelësi, që e rrit pjellorinë e mashkullit
Përdorimi sa më i paktë i yndyrnave dhe përdorimi i të bardhës së vezës mund të jetë çelësi që e rrit pjellorinë e mashkullit.
Hulumtimin e bëri dr Karma Pearce nga Universiteti i Australisë së Jugut, në bashkëpunim me specialistin e fertilitetit prof. Kelton Tremellen, Repromed dhe Universitetin Flinders.
Studimi tregon se yndyrnat e shumta ndikojnë negativisht në prodhimin e testosteronit, shkruan Indeksonline.
Në nivel global, infertiliteti prek 15 për qind të çifteve. Ndërsa shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme, 20-30 për qind e problemeve u atribuohen vetëm meshkujve.
Konsumimi i albumenit – proteina në të bardhat e vezëve, rrit nivelin e testosteronit.
Dr. Pearce tha se për burrat jopjellorë, ulja e përmbajtjes së përgjithshme të yndyrës dhe shtimi i të bardhëve të vezëve mund të çojë në përmirësime të niveleve të testosteronit për një afat të shkurtër./Indeksonline/