Ky është çifti që i grabiti një të moshuare zinxhirin e arit, në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi ata dyshohen për grabitje. Rasti kishte ndodhur me 26 korrik në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Robert Azemi dhe Teuta Ismajli.
Personat e dyshuar kanë sulmuar me thikë një grua të moshuar dhe asaj nën kërcënimin e armës së ftohtë i kanë marrë zinxhirin e arit.
Pas hetimeve të ndërmarra, çifti është arrestuar të premten mbrëma dhe ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/