75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është dallimi i votave mes LDK-së dhe VV-së deri më tani në Podujevë

Në qytetin e Podujevës deri më tani (21:00) janë numëruar 18 për qind të votave.

Deri më tani sipas KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke prirë me 38,90 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 32,50 për qind, ndërsa e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 20,74 për qind.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 111 në këtë komunë.

Ndërsa janë regjistruar 85.254 votues./Indeksonline/