75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / k.v

Ky është delegacioni i palës ukrainase në bisedime me Rusinë

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorus për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes.

“Delegacioni ukrainas mbërriti në zonën e kufirit ukrainas-bjellorus për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Presidencës ukrainase.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

Siç u njoftua edhe më parë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.