Ky është denimi që i pret lojtarët e Feronikelit nga presidenti Naser Ramaj
Pas humbjes 2-1 nga Ferizaji, presidenti i Feronikelit Naser Ramaj kritikoi futbollistët për paraqitjen dhe paralajmëroi denime edhe për stafin e trajnerëve.
Edhe pse kjo ishte humbja e parë në edicionin pranveror për Feronikelin, presidenti Ramaj e quajti “zhgënjimin” më të madh që i ka ndodhur atij.
Sipas burimeve të Indeksonline, futbollistët do të denohen me para. Në ciklin e fundit prej 4 ndeshjeve, lojtarëve u kanë takur nga 600 euro premi dhe pikërisht këtë shumë presidenti Ramaj pritet t’ua ndalë në pagën mujore.
Feronikeli vazhdon të jetë lider në Superligë por tani me pikë të barabarta me Prishtinën nga 62, ndërsa Llapi është i treti me 60 pikë. /Indeksonline/