17:38 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Ky është doktori i infektuar në veri, kishte marrë pjesë në një dasmë në Serbi

Tashmë dy persona kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 edhe në veri të vendit.

Këtë e konfirmoi edhe Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Derisa i njëjti tha se njëri nga të prekurit është nga Leposaviqi dhe tjetri nga Mitrovica.

Ndërsa Indeksonline mëson se njëri nga të infektuarit është doktor, i cili punon në spital në veri të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për dr. Vlladica Nedeljkoviq, 1977 i cili dyshohet se është infektuar me koronavirus në një dasmë në Serbi. Madje, i njëjti pas këtij ahengu, kishte vazhduar punën në spital, duke kontrolluar dhjetëra pacientë.

Derisa qytetari nga Leposaviqi, që doli pozitiv është Dragoljub Javonoviq, 1973.

Të dy këta janë duke u trajtuar në Serbi./Indeksonline

(FOTO ILUSTRIM)