08:50 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky është durrsaku që ka hapur dyqanin pranë zyrës së Trump (Video)

Gjergji Dollani mund të cilësohet një ndër shqiptarët e suksesshëm që nuk janë dorëzuar përballë vështirësive dhe kanë arritur përherë të bëjnë atë gjë që ju pëlqen e rrjedhimisht kanë arritur edhe majat e suksesit.

Djali shqiptar nga Durrësi, i apasionuar pas çokollatave, e ka kthyer këtë pasion në profesion. Ai tregon në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se ka punuar pranë emrave shumë prestigjoz të kompanive të mëdha të prodhimit të çokollatës dhe tashmë ka vendosur që të ngrejë biznesin e tij.

Gjergji ka hapur një kafe-butik në Uashington DC., shumë pranë zyrave të Donald Trump. “Cafe Chocolat”, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre.

Në Uashington, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, një shqiptar me emrin Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate. Cafe Chocolat, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre. Kolegu ynë Genti Minga i bëri një vizitë dyqanit vetëm tre ditë pasi ai ishte hapur.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on viernes, 6 de octubre de 2017