Ky është ekipi i javës i Ligës së Kampionëve

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të para të fazës së gjysmëfinales, UEFA tani ka publikuar ekipin e javës së Ligës së Kampionëve.
Të martën e kësaj jave, kampioni anglez Manchester City shënoi fitore dramatike me rezultat 4:3 kundër Real Madridit, ndeshje kjo në të cilën shkëlqyen lojtarët si Karim Benzema, Bernardo Silva e Kevin De Bruyne.
Ndërkaq mbrëmë fitore regjistroi edhe gjiganti anglez Liverpool, i cili e mposhti me rezultat solid 2:0 Villarrealin.
Sa i përket kësaj ndeshje, mesfushori Thiago ishte mbresëlënës, ku edhe u zgjodh lojtari më i mirë i javës, së bashku me bashkëlojtarët e tij si Alexander-Arnold, Van Dijk e Mane, përcjell KosovaPress.
UEFA tani ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe atë mund ta gjeni më poshtë.
Ekipi i javës në Ligën e Kampionëve (4-5-1):
Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Mane, De Bruyne, Thiago, Silva, Foden; Benzema