Ky është ekipi i parë nga Superliga e Kosovës që ia uron Feronikelit kualifikimin
Feronikeli arriti që sonte ta mposhtë skuadrën Santa Colomo me rezultat 2:1 në kuadër të para-kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore ekipi nga Drenasi ia arriti qëllimit duke u kualifikuar në fazën e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i parë i Superligës së Kosovës që ia ka uruar këtë sukses fantastik Nikelit ka qenë, FC Ballkani.
Ata përmes një postimi në Facebook e kanë uruar kampionin e Kosovës.
“Urime Feronikeli. Forca Kosovë.”, kishin shkruar Ballkani në postimin e tyre./Indeksonline/
