15:22 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qeveria merr vendim, Fatmir Limaj shef i ekipit negociator për bisedime me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ekipin negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedime me Serbinë.

Këtij ekipi i prin Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj do të jetë zëvendës-përfaqësues, ndërsa Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar do jenë anëtarë.

Gjithashtu  përfaqësues parashihet të ketë edhe për opozita dhe shoqëria civile, që të kenë edhe ata përfaqësuesit e tyre.

Tani mbetet që këta emra të dërgohen në Parlament për t’u votuar.

Haradinaj tha se me këtë po i dërgojmë njerëzit e Qeverisë  për dialog me Serbinë.

“Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjësitë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet. Ne e kemi bërë në të kaluarën përpjekje për ta aktivizuar Parlamentin për dialogun, kemi dërguar një platformë dhe na është sugjeruar që Qeveria të tërheqë platformën. Dhe tani ne me qëllim që t’ia lëmë krejt hapësirën e nevojshme Parlamentit për një platformë politike, në nuk po i dërgojmë platformë, por vetëm njerëzit e Qeverisë në dialog”, ka thënë Haradinaj”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/