Ky është emri i personit që dyshohet se u vetvra në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc.
Burimet e IndeksOnline ka mësuar së viktima është Hivzi Zhara.
Zhara dyshohet se i ka dhënë fund jetës me pushkën M48.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/