13:27 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është fermeri që ka tumorin 5 kg në supe (Video)

76 vjeçari, Hesus Demata ka një barrë që e bart në super e tij tash e 40 vite të jetës së tij.

Pensionisti në fjalë ka një tumor të madh në shpinën e tij, që ka madhësinë e një thesi me patate, transmeton Indeksonline.

Por, babai i katër fëmijëve thotë se nuk dëshironte që të shkonte te mjeku, pasi nuk kishte dhimbje si dhe frikësohej nga faturat e mëdha të shërbimeve.

Tumori beninj po vazhdon të rritet edhe sot, derisa tani është 1.5 metra i gjerë dhe i ka mbuluar tërë shpinën.

Hesusi ka ndaluar së punuari si fermer, pasi tumori që peshon 5 kilogram, ishte i rëndë dhe nuk mundi ta barte gjatë tërë ditës në fushë kur punonte.

Banorët e Filipineve tani po përpiqen që të grumbullojnë para të mjaftueshme për ta dërguar Hesusin në spital, pasi operacioni i tij kushton shumë.

Gruaja e tij, Florentina Demata, 74 vjeçare tha se Hesusi nuk ndjente dhimbje dikur, por tani që tumori po rritet, po i shkakton problem

“fillimisht i nis në shpatullën e majtë, ishte madhësi e një fruti sikurse mandarina, pra ishte e vogël. Unë në fillim nuk u shqetësova, por pastaj kur u rrit fillova të merakosem sepse edhe trajtimi ishte i shtrenjtë, kurse unë fitoj para vetëm për ushqim dhe shpenzimet bujqësore”, ka thënë Florentina.

Shikoni pamjet e bëra më 8 maj. /Indeksonline/

Temat: