07:45 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Ky është filmi më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix

“Red Notice” është zyrtarisht filmi në i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit.

“Red Notice” solli 328.8 orë shikime, raporton Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm të “Bird Box” me protagoniste Sandra Bullock në vitin 2018 me 282 milionë orë shikime.

Aktualisht, 50% e të gjithë njerëzve të abonuar të Netflix në mbarë botën kanë parë “Red Notice”.

Thyen rekordin e ‘Bird Box’: Ky është filmi më i

“Red Notice” mbetet në Top10 e filmave në platformë në 94 vende, sipas Netflix.

Thyen rekordin e ‘Bird Box’: Ky është filmi më i

Filmi, ku luajnë Dwayne Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, trajton historinë e një eksperti të FBI-së (Dwayne Johnson) i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të rrezikshëm të veprave të artit në botë (Ryan Reynolds) në një grabitje të guximshme për të kapur një kriminele të kërkuar (Gal Gadot).