Ky është finalisti i parë që largohet nga Big Brother

Sonte po mbahet nata finale e Big Brother VIP.
Pas 136 ditësh ka përfunduar aventura shumë e ndjekur e personazheve të njohura.
E eliminuara e parë e natës finale të Big Brother VIP është Beniada Nishani (Jakic).
Prezantuesja e njohur hyri disa javë pas nisjes së BB VIP, ka humbur rastin për t’u shpallur fituese.
Ndërsa tashmë çmimi kryesor do të ndahet mes tre finalistëve të fundit: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri dhe Einxhel Shkira
Fituesi i BB VIP do të shpërblehet me 115 mijë euro, teksa tre finalistët e tjerë do të marrin nga 10 mijë euro secili.