13:33 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / L K

Ky është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi

Jon Fosse ka fituar Çmimin Nobel në Letërsi këtë vit. Këtë e bëri të ditur Akademia Suedeze të enjten në Stokholm.

Autori norvegjez po merr çmimin më të rëndësishëm letrar në botë për dramat dhe prozën e tij novatore.

Vitin e kaluar Akademia Suedeze zgjodhi shkrimtaren franceze Annie Ernaux si fituese të çmimit Nobel në Letërsi.

Fituesi i këtij çmimi fiton afro 1 milion euro shpërblim për këtë sukses./Indeksonline/