19:03 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është fituesi i komunës së Prishtinës (Foto)

Qytetarët e 19 komunave kanë votuar sot për të zgjedhur të parin e komunës së tyre.

Balotazhi është zhvilluar në  gjitha këto 19 komuna, nga të  cilat ka edhe rezultate interesante, shkruan Indeksonline.

Sipas Exit Poll, rezultatet në Prishtinë nxjerrin fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht kandidatin Shpend Ahmeti.

Kandidati i Vetëvendosjes ka arritur të ketë 52.2 përqind ndërsa kandidati i LDK-së, Arban Abrashi ka 47.8 përqind./Indeksonline/