10:11 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është fjalimi i Berishës para bashkëlojtarëve që i dha fitoren ekipit

Ekipi i Besart Berishës, Western United fitoi 3:2 ndaj ekipit të Melbourne dje.

Berisha realizoi golin e dytë pë për ekipin e tij, ndërsa ajo çfarë ka rënë në sy është fjalimi që Besarti ka dhënë ndaj bashkëlojtarëve të tij para fillimit të ndeshjes.

“Kjo është ndeshje shum e rëndësishme. Jo për mua po për ne. Kjo është ndeshja që çdo lojtar dëshiron ta luaj, kjo është ndeshja që çdo lojtar dëshiron ta fitojë. Përpara djema ! ” – ishin fjalët inspiruese të Berishës.

Me golat e tij, Besart Berisha i ka siguruar dy fitore ekipit të tij./Indeksonline/