Ky është formacioni i vitit në Premierligë, dominohet nga futbollistët e Liverpulit

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2024/25 në Premier League, duke përzgjedhur lojtarët që kanë shkëlqyer gjatë vitit futbollistik.
Në listë bie në sy prania e Alexander Isak nga Newcastle, i cili u vlerësua si një nga sulmuesit më të mirë të ligës. Përkrah tij në sulm u renditën Mohamed Salah (Liverpool) dhe Chris Wood (Nottingham Forest).
Formacioni i plotë:
Portier: Sels (Nottingham Forest)
Mbrojtja: Kerkez (Bournemouth), Gabriel (Arsenal), Van Dijk (Liverpool), Saliba (Arsenal)
Mesfusha: Gravenberch (Liverpool), Rice (Arsenal), Mac Allister (Liverpool)
Sulmi: Isak (Newcastle), Wood (Nottingham Forest), Salah (Liverpool)
Ky formacion thekson dominimin e Liverpool dhe Arsenal, me nga tre futbollistë secili.
