75 Mall Live Search
15:42 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Ky është formacioni zyrtar i Realit ndaj Huescas

Huesca do të presë Real Madridin në Estadio El Alcoraz sot me fillim nga ora 16:15.

Real Madrid përkundër lëndimeve të shumta do të mundohet që më rikthimin e Zinedine Zidane (pasi u shërua nga COVID-19) të rikthehet edhe te fitorja.

Në anën tjetër, Huesca do të mundohet që sado pak t’i shkaktojë probleme skuadrës së francezit marrë parasysh faktin që kanë shumë mungesa.