75 Mall Live Search
13:12 / E Diele, 23 Prill 2023 / LB

Ky është fshati i vetëm në Leposaviq ku qytetarët po votojnë në shkollë dhe jo në kontejnerë

Në Leposaviq është një qendër votimi në të cilën qytetarët nuk po e ushtrojnë të drejtën e tyre për votë në kontejnerë, sikur në vendet tjera.

Në fshatin Bistricë të Shalës, qytetarët kanë votuar në shkollën “Kadri Bistrica”.

Kjo pjesë e Leposaviqit si më e banuara është gjithashtu e populluar vetëm me shqiptarë.

Deri në këto momente numri i votuesve është rreth 60 qytetarë.

Ndërsa, me drejtë vote janë 300 persona.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, menaxherja e komisionit, Rudina Salihu.