75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është fshati ku nuk votoi ende askush

Veton Muja nga Demokracia në Veprim (DnV) gjatë një konference për medie raportoi edhe për vendet me shumicë serbe ku nuk nuk kanë shprehur interesim për ta kryer obligimin qytetar. Sipas Veton Mujës nga DnV-ja kjo ka ndodhur pasi banorëve serbë në këtë fshat po u bëhet thirrje që të mos dalin në votime.

“Në përgjithësi në lokalitetet me shumicë serbe, banorëve të komunitetit serb po u bëhet thirrje për të mos dalë për të votuar.

Raste të tilla janë raportuar në komunën e Vushtrrisë përkatësisht në fshatrat Grac dhe Banjskë dhe në komunën e Obliqit”, tha Muja. Muja tha se në fshatin Banjskë deri më tani kanë votuar zero njerëz.