Ky është futbollisti më i shtrenjtë afrikan i të gjitha kohërave
Gazeta e njohur franceze L’Equipe, ka bërë të ditur që futbollisti Nicolas Pepe sot do të ketë testet mjeksore te Arsenali.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të bëhet afrikani më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, pasi Arsenali ka pranuar të paguaj 80 milionë euro në konton e Lille.
Sipas L’Equipe, londinezët do të paguajnë 30 milionë euro tani dhe pjesën tjetër për 4 vitet e ardhshme. /Indeksonline/