13:30 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Futbollisti, që e shënoi golin e 500-të në Superligë të Kosovës këtë sezon

Këtë sezon janë shënuar 506 gola në Superligën e Kosovës.

Gazetari i njohur, Arlind Sadiku ,përmes një postimi ka treguar që futbollisti i Ballkanit, Blendi Baftiu, në ndeshjen kundër Feronikelit e ka shënuar golin e 500-të të Superligës këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Nga java e 20-të deri në të 30-të janë shënuar mbi 200 gola. Golashnëuesi më i mirë i Superligës këtë sezon është futbollisti i Ballkanit, Blendi Baftiu. Ai ka 18 gola këtë sezon.

Skuadra e Gjilanit është ekipi më efektiv këtë sezon. Lojtarët e saj kanë shënuar 56 gola./Indeksonline/