Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë – Suedi

Ndeshja e radhës e kualifikimeve për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Suedisë do të drejtohet nga gjyqtari holandez Allard Lindhout. Sfida zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Allard Lindhout, i lindur më 11 shtator 1987 në Warmond të Holandës, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2014. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dhjetëra ndeshje ndërkombëtare, duke u dalluar për vendimet e sakta dhe për eksperiencën e tij në ndeshje të rëndësishme.

Asistentë të Lindhout në këtë ndeshje do të jenë Rogier Honig dhe Johan Balder, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Joey Kooij. Për sistemin VAR do të kujdeset Clay Ruperti me asistencë nga Jeroen Manschot, të gjithë nga Holanda. Delegat i UEFA-s për këtë takim është Patrick Duffy nga Irlanda, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Stávros Tritsónis nga Greqia.
Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, e cila kërkon kthimin në rrugën e fitoreve pas humbjes 4-0 nga Zvicra.