10:34 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky është Google Pixel 2

Thuhet se pasardhësi nuk është kurrë aq i mirë sa origjinali, por pas daljes së një nga telefonave më të mirë të 2017, Google pretendon të godasë dhe një herë tjetër me Pixel 2.

Kompania po punon me HTC-në sërish, dhe suksesi i vitit të kaluar të Pixel, ka qënë një forcë drejtuese në vendimin e tij për të blerë divizonin mobile të kompanisë në fillim të këtij viti.

Pixel 2 nuk është shumë larg nga rrënjët e vitit të kaluar, përsa i përket dizajnit.Vitin e kaluar kompania arrit të prodhonte një produkt me pamje mjaft të mirë, një gjë e rrallë në botën e smartphone. Telefoni do të dalë në shitje më 17 tetor dhe do të kushtojë 649 dollarë thotë TechCrunch./tch