Ky është grupi më fitimprurës i vitit nga koncertet

Coldplay ka kryesuar listën e artistëve me më shumë fitime nga koncertet live në vitin 2025.
Ata kanë mbledhur rreth 100 milionë paund deri tani nga turneu i tyre botëror “Spheres”, që i ka sjellë mesatarisht 4.8 milionë paund për çdo shfaqje.Në vendin e dytë renditet Shakira, me të ardhura prej 85 milionë paund , ndjekur nga Kendrick Lamar dhe SZA, me 73.91 milionë paund. The Eagles renditen të katërtit me 68.82 milionë paund, shkruan DailyMail.
Top 10-shen e mbyllin J-Hope me 44.19 milionë paund ) dhe Beyoncé me 44.04 milionë paund.
Sa i përket artistëve britanikë dhe irlandezë, Sir Paul McCartney zë vendin e dytë pas Coldplay me 23.23 milionë paund ). Iron Maiden kanë fituar 20.1 milionë paund, Dua Lipa ka fituar 15.4 milionë paund dhe Charli XCX 13.8 milionë paund.
Script ndajnë të njëjtën shifër me Charli XCX, ndërsa Simply Red kanë siguruar 10 milionë paund. Rod Stewart ka gjeneruar 9.2 milionë paund dhe Sam Fender 8.79 milionë paund. Në fund të listës renditen Sting dhe Billy Joel, me nga 6 milionë paund.