75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / AR

Ky është grupi muzikor që do të performojë në finalen e “Champions League”

Linkin Park do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve më 31 maj 2025.

Grupi legjendar së fundmi u rikthye në skenë duke publikuar këngët e tyre të para pas shtatë vitesh dhe më pas filluan të performojnë, transmeton Indeksonline.

I ndjeri Chester Bennington, i cili ishte vokalisti kryesor i grupit, u zëvendësua nga Emily Armstrong.

Set-lista për finalen e Ligës së Kampionëve, njoftoi UEFA, do të përfshijë hitet e tyre të vjetra, si homazh për të kaluarën e grupit, por edhe këngë të reja që përfaqësojnë një drejtim të ri muzikor. Ata po kompozonin një remix të ri që do të debutonte në finalen e Champions League, eventi më i ndjekur i futbollit./Indeksonline/