Ky është hajni i arrestuar në Pejë, në oborr të spitalit ia mori çantën nga krahu një gruaje, më parë e kishte rrahur edhe nënën!

Një femër ka deklaruar në Polici të hënën pasdite se tre persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri unaza nga dora e viktimёs.
Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Dion Beka. Emri i të arrestuarit është shumë i njohur për Policinë.
Ai ishte arrestuar edhe në të kaluarën për pëfshirje në disa vepra penale, por që Prokuroria e Pejës e kishte liruar disa herë.
I njëjti më parë ishte arrestuar pasi kishte rrahur nënën e tij në Pejë. Kishte qenë vet nëna ajo që kishte denoncuar djalin e saj për dhunë ndaj saj dhe në familje./Indeksonline/