Ky është hajni që vodhi para në xhamitë e Ferizajt, arrestohet në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person për disa vjedhje të rënda në Ferizaj.
Stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Xhaminë në rrugën ‘’Ramadan Ferizi ‘’ në Ferizaj.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Llukman Salihajn.
Kësisoj, organet e sigurisë njoftojnë se pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin e arrestuan në qytetin e Shtimes.
32 vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në proces të hetimeve.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Indeksonline/