21:34 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është heroi i cili sot shpëtoj shumë jetë në banesën që po digjej në Prishtinë (Foto)

Ky është heroi i cili ditën e sotme ka shpëtuar disa persona të ngujuar në banesën e cila po digjej në qendër të Prishtinës.

Dren Muhaxhiri, ishte qytetari i parë i cili tregoj humanizmin e vërtetë që duhet të ketë çdo qytetar në çastin e duhur, shkruan Indeksonline.

Sipas zyrtarëve policor ai ishte i pari që kishte ndërhyrë para policisë dhe zjarrfikësve duke thyer derën e banesës e cila po digjej.

Banoret tregojnë se pasi është vërejtur se banesa kishte marrë flakë, personi në fjalë kishte vrapuar nga një nder në katin e lartë, duke rrezikuar jetën e tij sepse me vete nuk kishte asnjë mjet mbrojtës kundër zjarrit.

Pas kësaj ngjarje ndihma e parë i ka ofruar oksigjen të pastër pasi ai kishte thithur shumë tym nga banesa e djegur deri sa po shpëtonte personat e ngujuar brenda saj./Indeksonline/

Prishtinë

Prishtinë

Prishtinë

Prishtinë

Prishtinë

Prishtinë