Ky është i aksidentuari në Gurrakoc të Istogut

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Gurrakoc të Istogut.
Një veturë e tipit Golf 5 është vetaksidentuar, përkatësisht është rrotulluar buzë rrugës kryesore.
Vetura dyshohet të ketë qënë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe shoferi ka humbur kontrollin e saj.
Burime të Indeksonline pohojnë se nga ky vetaksident është lënduar Qerim Llabjani.
Burimet pohojnë se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.