75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / A

Ky është i arrestuari në Ferizaj për “Vrasje e mbetur në tentativë”

Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person, ju njoftojmë se sot, më 21.01.2026, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R, 31 vjeç ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.

Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Argjend Ramën. Ai e kishte plagosur Agim Devçën. /Indeksonline/