Ky është i arrestuari në Mitrovicë, e torturoi për vdekje një 85 vjeçar në Gjermani

27 vjeçari Granit Vallqi është arrestuar sonte në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in.
Vallqi akuzohet nga shteti gjerman për vrasje dhe grabitje, për çfarë edhe u lëshua urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline.
Vallqi akuzohet ishte përfshirë një një sulm brutal ndaj një 85 vjeçari bashkë me Hassan Issa, shtetas libanez.
Kosovari bashkë me të akuzuarin tjetër më 7 shtator të vitit 2023 në Këln të Gjermanisë kishin rrahur brutalisht 85 vjeçarin.
Sipas hetuesise, të akuzuarit e kanë shtrirë për toke të moshuarin e pambrojtur në shtëpinë e tij, i kanë zënë gojën dhe i kanë mbështjellë kokën me shirit.
I moshuari, nuk mundi t’iu bëntë ballë plagëve të rënda dhe vdiq.
Lidhur me këtë rast Vallqi dhe Issa janë dënuar me disa vite burg për grabitje me vrasje, transmeton IndeksOnline.
Pas këtij rasti, dy të akuzuarit u dëbuan nga Gjermania, por sipas hetuesisë ata janë kthyer përsëri, pasi u kapën nga kamerat e një aeroporti.
Sipas hetuesisë, të akuzuarit kishin kaluar me identitet të rremë.