Ky është i arrestuari në Prizren që dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vepra penale të korrupsionit dhe mashtrimit në procedurat e prokurimit publik, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se i dyshuari është, Dashnor Ndrecaj nga fshati Malsi e Re e Prizrenit.
Atij i është bastisur shtëpia dhe firma e tij projektuese ”Archi Time”, ku në njoftimin e policisë thuhet se gjatë operacionit i janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera materiale që dyshohet se kanë lidhje me veprimtarinë e kundërligjshme.
Ndrecaj është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë: