Ky është i burgosuri që vdiq në mëngjes, dyshimet e para janë për vdekje natyrale

Mëngjesin e sotëm, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë një i burgosur.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se personi i vdekur është Valon Muqiqi.
Dyshimet e para janë për vdekje natyrale ani pse institucionet kompetente janë duke u marrë me rastin dhe pas autopsisë do të dalin me rezultatet konkrete.
Më parë në lidhje me rastin është deklaruar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës:
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.
Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.
I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./IndeksOnline/