Ky është i dashuri i reperes Melinda Ademi
Melinda Ademi si një repere e re në skenën muzikore ka marrë vëmendjen e publikut me anë të këngëve që janë pritur mjaft mirë.
Përkundër interesimit për projektet e saj muzikore, publiku ka qenë vazhdimisht i interesuar edhe për statusin e këngëtares, se a është në lidhje apo jo.
E sipas lajmi.net reperja Melinda është në lidhje me menaxherin e kompanisë ‘Panda’ që e menaxhon edhe këngëtaren nga fillimet e karrierës së saj.
Melinda dhe menaxheri i kësaj kompanie Faton Aliu po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë krahas sukseseve në fushën e muzikës. /Indeksonline/



