75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / OSH

Ky është i dyshuari i fundit që ra në prangat e Policisë për mashtrime me subvencione

Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka mashtruar me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë përmes dhënies së ryshfetit te personat zyrtarë.


IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se i arrestuari është Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.


Ai ngarkohet me veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës./IndeksOnline/