75 Mall Live Search
09:28 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / MSH

Ky është i dyshuari nga Istogu, që deklaroi rrejshëm në Polici

Një i dyshuar nga Gurrakoci i Istogut ka përfunduar në pranga pasditën e djeshme.

Ai kishte raportuar në Polici se persona të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vendosur një karikator me tre fishekë.

Karikatori dhe tre fishekët u konfiskuan nga ana e Policisë, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Mirëpo, rreth orës 16:00, i njëjti pranoi përpara Policisë se ka deklaruar rrejshëm, pasi me personat e dyshuar kishte një problem të mëhershëm.

Burime të Indekonline bëjnë të ditur se i arrestuari është V.Ramoviq.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë./Indekonline/

No description available.