75 Mall Live Search
08:37 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që kreu masakrën në Teksas

​Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv në qytetin El Paso të Teksasit.

Masakro ndodhi në një market të “Walmart”, disa kilometra larg kufirit SHBA – Meksikë.

Raportet e mediave e kanë identifikuar 21 vjeçarin, Patrick Crusius nga Teksasi si i dyshuari për kryerjen e këtij akti terrorist.

I dyshuari e kishte postuar një video online para se të fillonte sulmin që u përshkrua nga forcat e ligjit të Teksasit dhe drejtuesit politikë si akt i mbushur me urrejtje dhe racizëm.

Një llogari në Twitter, që dukej se i përket Crusius, ishte mbyllur të shtunën në mbrëmje. Postimet në llogari kishin lavdëruar Presidentin Trump dhe, veçanërisht, përpjekjen e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Mbulimi televiziv tregoi që policia po sulmonte një shtëpi të identifikuar si ajo e Crusius në Allen, rreth 650 milje në lindje të El Paso./Indeksonline/