Ky është i dyshuari për plagosjen e dy personave mbrëmë në Pejë

Mbrëmë pak para mesnatës ka ndodhur një incident në Pejë.
Dy persona janë plagosur pas një konflikti grupor në rrugën “Sak Fazlija”.
Policia ka arrestuar shtatë persona lidhur me këtë rast.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari për plagosjen e dy personave është D.Emsha.
Njëri nga të lënduarit ka marrë trajtimin mjekësor në Spitalin e Pejës, kurse i lënduari tjetër është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimeve që ka pësuar./Indeksonline/