21:31 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Ky është i dyshuari për plagosjen e dy personave në Gjakovë

Indeksonline më parë raportoi për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë ku si pasojë u plagosën dy persona.

Tani Indekonline mëson se i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Gjakovë është Sokol Binishi.

Mësohet se deri te plagosja e tyre erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje në kafiteri mes të dyshuarit dhe viktimave.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë ai.