Ky është i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçarit në Prishtinë, policia arreston 4 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinëm, nën dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në vrasjen e të riut nga Prishtina, Lekë Bulliqi.
Indeksonline ka mësuar identitetin e dorasit. Bëhet fjalë për E.Ibrahimi, i cili dyshohet se vrau 18 vjeçarin në Dragodan.

Ndryshe, Policia ka konfirmuar se si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/

