Ky është i dyshuari për vrasjen e Bashkim Mehmetit, i caktohet masa e paraburgimit
Gjykata Themelore, departamenti për Krime të Rënda, i ka caktua masën e paraburgimit personit që dyshohet se vrau dje në Prishtinë Bashkim Mehmetin.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Fadil Rafunën, i dyshuari për vrasjen në Lagjen e Spitalit.
Me kërkesë të Prokurorit, institucioni i drejtësisë i ka caktuar të njëjtit masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Ndryshe, dy familjet Rafuna dhe Mehmeti kishin një konflikt të armatosur në “Mati 1” për shkaqe pronësore.

