Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren

Mehmet Gorenc është i dyshuari për vrasjen e vajzës së tij me thikë në Prizren.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, ai është 45-vjeçar.
Po ashtu, Klani merr vesh se viktima është me inicialet S. Gorenc, kurse në këtë rast ka mbetur e lënduar edhe motra e saj, A.Gorenc.
“Rreth orës 06:00 kemi marrë një informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.