07:10 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Ky është i dyshuari që e planifikoi shpërthmin, ku humbi jetën polici, në Zhur

Është mësuar identiteti i të dyshuarit për rastin e rendë që ndodhi në Zhur ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij humbi jetën polici, Sami Thaçi.

TV Prizreni raporton se i dyshuari quhet Iran Badalli.

Badalli është arrrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

Në shtëpinë e tij policia kishte shkuar për bastisje pas një thirrjeje për   dhunë  në familje dhe narkotikë, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën një polici dhe plagosi dy të tjerë, gjithashtu i plagosur mbeti edhe fëmija i të dyshuarit.