Ky është i ftuari i radhës nga Specialja, tani jeton në Holandë
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, Agim Kuçi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kuçi është personi i radhës i ftuar nga Specialja, në një listë të shumë emrave të tjerë të njohur që tashmë janë intervistuar.
Sipas burimeve të Indeksonline i njëjti jeton në Holandë dhe para prokurorëve të specializuar do të paraqitet më 21 dhe 22 mars të këtij viti.

Gjatë kohës së luftës ai kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë si dhe komandat i Brigadës 122 (Malishevë) dhe Brigadës 123 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndryshe i njëjti gjatë luftës njihej me nofkën ‘dreqi’.
Ndryshe sipas burimeve të Indeksonline, Agim Kuçi është familjar i deputetit të AAK-së, Blerim Kuçi i cili ditë më parë u ftua poashtu nga Gjykata Speciale, si dhe është daja i zv/ministrit të Mbrojtjes, Burim Ramadani./Indeksonline/
