75 Mall Live Search
18:42 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky është i mituri që e rrahu gruan rome në Ferizaj

Pas sulmit në Lipjan, pasditen e sotme është rrahur sërish gruja e komunitetit rom në qytetin e Ferizajit.

Gruaja rome është rrahur nga një i ri në Ferizaj, për të cilën reaguan të gjithë liderët politikë, institucionet e organizatat joqeveritare.

Indeksonline merr vesh se personi i dyshuar që rrahu gruan rome është B.Tusha.

I dyshuari është arrestuar nga Policia, ku edhe shumë të tjerë janë marrë në pyetje lidhur me rastin.

Policia e Kosovës përmes një apeli u bëri të ditur qytetarëve se gruaja në fjalë nuk paraqet rrezik për askënd dhe që ajo gëzon të drejtat e lirisë së lëvizjes pa u panguar nga askush.

Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në raste sikurse ai në Lipjan dhe Ferizaj./Indeksonline/